Një incident i rëndë ka ndodhur tw dielën rreth orës 13:30 në Obiliq, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje futbolli.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka reaguar në shenjë pakënaqësie gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke e sulmuar gjyqtarin. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje
