Sulmohet Kievi, disa viktima

Sulmohet Kievi, disa viktima

Të paktën pesë persona janë vrarë në Kiev të Ukrainës, pasi ushtria ruse qëlloi kryeqytetin dhe Kharkivin, qyteti i dytë më i madh në këtë shtet.

BBC-ja ka raportuar të martën se kanë mbetur edhe mbi 50 të plagosur, pasi predhat qëlluan objekte banimi për civilë. Në mesin e viktimave ishin dy gra, njëra 40-vjeçare e tjetra 56.

Image

Sulmi mbi Kiev zgjati mbi 2 orë e gjysmë, më i gjatë se ai i 2 janarit.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 21 nga 41 raketat e lëshuara nga Rusia gjatë natës. Kryebashkiaku Vitaliy Klitschko ka thënë se një mbetje e raketës së pashpërthyer u gjet në një banesë në perëndim të qytetit dhe banorët u bllokuan në ndërtesë.

Ukraina i ka shtuar thirrjet që të ndihmohet nga Perëndimi me armatim.

Related Articles