Mbrëmjen e së hënës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të një veture në lëvizje. Shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet.
Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një 41-vjeçar, i cili për motive akoma të panjohura është sulmuar nga i dyshuari.
Për pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore, për çka marrë trajtim mjekësor në spital – teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Policia.
Si rezultat i denoncimit, policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të veturës së viktimës është gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin e të dyshuarit