Dy dronë janë rrëzuar nga një sistem mbrojtës në Ambasadën Amerikane në Bagdad të martën, ndërsa një dron i tretë ka rënë brenda kompleksit të ambasadës, kanë bërë të ditur dy zyrtarë irakianë të sigurisë.
Një gazetar i Associated Press që ndodhej në zonë raportoi se pa një zjarr masiv që duket se përfshiu një strukturë brenda kompleksit.
Objektet amerikane në Irak janë sulmuar shpesh nga Irani ose milicitë irakiane të mbështetura nga Irani, që kur SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar tensione dhe përplasje të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
