Sulmohet me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali, gjendja e tij e rëndë

Një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza), është zënë në pritë nga një i panjohur, i cili e ka plagosur rëndë pasi e ka qëlluar 2 herë me thikë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, ‘Seven Lounge bar’, kur pas tij është shfaqur një burrë, me sa duket me kombësi italiane, i cili e ka sulmuar me thikë.

Banakieri është goditur në anë, një goditje që i ka shpuar mushkëritë dhe në këmbë. Pasi e plagosi, italiani u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.

Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin. 42-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Viçenzës, në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Related Articles