Sulmohet për vdekje vajza 17 muajshe nga qeni të cilin prindërit e blenë një javë më parë

Sulmohet për vdekje vajza 17 muajshe nga qeni të cilin prindërit e blenë një javë më parë

Një vajzë 17-muajshe është sulmuar për vdekje në shtëpinë e saj nga një qen të cilin prindërit e blenë vetëm një javë më parë.

Policia shkoi në Bidston Avenue në Blackbrook, St Helens rreth orës 15:50 të ditës së djeshme, pas raportimeve se një fëmijë ishte sulmuar nga një qen.

Policia dhe Shërbimi i Ambulancës Perëndimore mbërriti në vendngjarje dhe vajza u dërgua me urgjencë në spital.

Vogëlushja vdiq nga plagët e marra pak kohë më vonë.

Qeni iu dorëzua policisë kur mbërriti në vendngjarje. Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar racën e tij nëse është, apo jo i ligjshëm, shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles