Policia ka arrestuar një person në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Ndërsa, më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 02.03.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.