Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një person në Fushë Kosovë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.