Një femër ka raportuar se para tre muajsh është sulmuar seksualisht nga një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti është raportuar të enjten.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Lipjan. Me 09.02.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajve është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.