Një person është arrestuar në Janjevë, pasi e ka sulmuar fizikisht një doktoreshë.
Sipas policisë, i dyshuari e ka sulmuar viktimës në shenjë revolte për një dokument mjekësor për të cilin thuhet se me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit.
“Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh
Policia rastin e ka cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.