Sulmoi fizikisht babanë e saj, 20-vjeçarja në Deçan theu xhamin e veturës së Policisë gjatë arrestimit

Policia e Kosovës ka intervenuar në një rast të dhunës në familje në fshatin Dashinoc të Deçanit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 20-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj dhe si rrjedhojë, rasti është denoncuar në Polici.

Njësiti policor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ka arritur që ta arrestojë të dyshuarën, mirëpo e njëjta ka treguar sjellje shumë agresive dhe më pas dyshohet se ka thyer edhe xhamat e veturës së Policisë.

Si pasojë e kësaj, ka pësuar lëndime edhe një zyrtare policore, e cila ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, 20-vjeçarja është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Related Articles