Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ditë më parë pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.