Sulmoi fizikisht një të mitur e me veturë goditi një person tjetër, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Sulmoi fizikisht një të mitur e me veturë goditi një person tjetër, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur e më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër, mashkull kosovar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dobraj e Madhe, Lipjan / 01.11.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur, ku më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Related Articles