Sulmoi policinë, arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Sulmoi policinë, arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Enigma.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles