Sulmoi tre policë në Gjilan pasi e dënuan për vozitje të shpejtë, arrestohet

Sulmoi tre policë në Gjilan pasi e dënuan për vozitje të shpejtë, arrestohet

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, se i ka sulmuar disa zyrtarë policorë.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

‘’Më datë 07.10.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Topanicë, komuna e Kamenicës patrulla policore në pikë kontrolli me radar ka ndalur një automjet me targa të huaja, pasi që i njëjti në zonën ku me shenjë të trafikut është e lejuar lëvizja 80 km/h duke lëvizura me shpejtësi prej 185 km/h.Ngasësit të këtij automjeti i është shqiptuar gjoba konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe shqiptuar masa mbrojtëse e ndalim të drejtimi të automjeteve në Republikën e Kosovës për gjashtë (6) muaj. I njëjti në atë moment përkundër urdhrave të ligjshëm të zyrtarëve policorë ka filluar që të bëjë vozitje të rrezikshme duke u larguar nga vendi ku ishte i ndalur dhe rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik’’, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, i njëjti ka rezistuar duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policorë gjatë tentativës për ta ndalur në fshatin Hodonoc.

Lidhur më këtë ai është arrestuar dhe pas procedurave ligjore ndaj të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili po hetohet nga hetues policor të Stacionit Policor Kamenicë.

Related Articles