Të shtunën, një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raportit 24 orësh , njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime.
LEXO EDHE: Policia shqipton 705 gjoba për ata që shkelën masat antiCOVID-19
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare, i ka sulmuar fizikisht ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.