Sulmojnë me thikë policët, arrestohen katër persona në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar me thikë zyrtarët policorë.

Policët po asistonin inspektorët e Komunës së Ferizajt në lidhje me rrënimin e një objekti në fshatin Kosin të premten, kur janë sulmuar.

Rasti po vazhdon të hetohet, kurse policët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Related Articles