Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një perso pasi ka sulmuar vëllain e tij.
Të dy ishin në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore lidhur me një rast të kontestit pronësor.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë 25.10.2021-11:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa ka qenë në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/