Dy persona të dyshuar nga Mramori, kanë përfunduar në pranga të policisë si të dyshuar për sulm seksual ndaj një femre me të meta mendore.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet ndaj tyre ende janë duke vazhduar.
Rasti ka ndodhur para disa dite në Prishtinë ndërsa pas punës intenzive të policisë është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve.
Së fundi në polici janë raportuar raste të shumta të dhunimit, ngacmimit dhe sulmeve seksuale.