Sulmuesit e vrarë në Banjskë vlerësohen “të pafajshëm” nga kryekuvendari i Republika Sërpskas

Sulmuesit e vrarë në Banjskë vlerësohen “të pafajshëm” nga kryekuvendari i Republika Sërpskas

Seanca e Kuvendit të Republika Sërpskas të martën ka nisur me një minutë heshtje për sulmuesit e vrarë në sulmin në fshatin Banjskë në Zveçan.

Në sulmin e të dielës në Banjskë, u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.

U vranë edhe tre sulmues.

Kryetari i Kuvendit të Republika Sërpskas, Nenad Stevandiq, i ka quajtur “të pafajshëm” sulmuesit e vrarë të dielën.

“Para se të fillojmë, dua t’ju lusë të gjithëve që fillimi i kësaj seance të bëhet me dhënien e lamtumirës për bashkëkombësit tanë të vrarë në Kosovë. Bashkërisht me një minutë heshtje t’i nderojmë bashkëkombësit tanë të pafajshëm të vrarë në Kosovë e M.”, ka thënë Stevandiq.

Related Articles