Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron, thanë se është e nevojshme që urgjentisht të dërgohet mbështetje humanitare në Gazën e shkatërruar nga lufta.
Kjo u bë e ditur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, raporton Al Jazeera.
Një zëdhënës i Dowing Street tha se pas operacioneve të zgjeruara tokësore të Izraelit, të dy udhëheqësit në një telefonatë shprehën “shqetësimin e tyre të përbashkët për rrezikun e përshkallëzimit në rajonin më të gjerë”.