Sunak flet me Zelensky: Do t’i dërgojë dy tanke Challenger në Ukrainë

Sunak flet me Zelensky: Do t’i dërgojë dy tanke Challenger në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak theksoi ambicien e shtetit britanez për të forcuar përkrahjen për Ukrainën, gjatë bisedës telefonike me presidentin Zelensky, konfirmon Downing Street.

Sunak tha se me këtë nënkupton dërgimin e dy tankeve Challenger dhe artileri shtesë në Ukrainë, raporton BBC.

“Kryeministri dhe presidenti Zelensky mirëpritën përkushtimet e vendeve tjera, si ofertën e Polonisë për të dërguar tanke Leopard. Kryeministri theksoi se ai bashkë me qeverinë britaneze do të punojnë intenzivisht me partnerët ndërkombëtarë për të dërguar ndihma, të cilat do t’i ndihmojnë Ukrainës ta fitojë këtë luftë dhe sigurojë paqe”, deklaron një zëdhënës nga Downing Street.

Related Articles