Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak, e ka bërë adresimin e tij të parë për popullin e tij.
Në një deklarim të shkurtër ai po ashtu ka paralajmëruar për “sfidat e thella ekonomike” me të cilat do të përballet Britania e Madhe.
Sunak është kryeministri i parë britanik me prejardhje aziatike, si dhe si 42-vjeçar, kryeministri më i ri në më shumë se dy shekuj.
Ai po ashtu shprehu respekt për ish-kryeministren Liz Truss që dha dorëheqje javën e kaluar duke hapur rrugën që në këtë post të vijë Sunaku.