Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka lavdëruar marrëveshjen e propozuar të armëpushimit të vendosur nga presidenti amerikan Joe Biden, duke thënë se është “lajm i mirëpritur”.
Sunak tha se shpreson që Hamasi “të shfrytëzojë këtë mundësi për të marrë këtë marrëveshje që është në tavolinë, (dhe) që do të sigurojë që pengjet të lirohen dhe të kthehen me familjet e tyre”.
Ai shprehu gjithashtu shpresat që të shtohen më shumë ndihmat në Gaza, dhe pauza në luftime të përdoret për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme.
Sunak i bashkohet një grupi në rritje të liderëve botërorë që shprehin mbështetje për marrëveshjen, e cila vetëm do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin dhe Hamasin, shkruan Sky News