Sunderland nënshkruan me Leon Dajakun

Sunderland nënshkruan me Leon Dajakun

Sunderland ka nënshkruar me futbollistin shqiptar Leon Dajaku nga Union Berlin.

20-vjeçari transferohet në Angli si huazim deri në fund të sezonit 2021-22. Dajaku ka luajtur për VfB Stuttgart dhe ai ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligës U17 në sezoni 2017-18 me 23 gola dhe tetë asistime.

Sezonin pasardhës ai regjistroi 11 gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje në Bundesliga U19. Pasi bëri debutimin e tij në Bundesliga kundër Borussia Mönchengladbach, Dajaku u transferua në Bayern Munich në korrik 2019 dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare.

Related Articles