Super Amir Rrahmani, realizon gol për Napolin

Super Amir Rrahmani, realizon gol për Napolin

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Napolit. Ylli nga Prishtina ka realizuar të shtunën gol me kokë në përballjen e liderit të ligës italiane me Atalantan.

Ai shënoi në minutën e 77-të për 2:0. Realizoi me kokë pas harkimit të Elif Elmasit nga rivënia këndore.

Ishte goli i dytë për Rrahmanin këtë edicion.

Napoli është duke marshuar sigurt drejt titullit. Në rast fitoreje sonte, ikën në 18 pikë nga ndjekësi i parë teksa kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund.

Related Articles