Muajt prill dhe maj do të kenë plotë ditë pushimi, si rezultat i ditëve në të cilat bien festat zyrtare.
Për shkak të Ditës së Kushtetutës, dhe Pashkëve Katolike e Ortodokse që bien në fundjavë, do të jenë pushim të hënat e 11, 18 e 25 prillit.
Ndërsa edhe në muajin tjetër do të jenë pushim edhe dy të hëna, më 2 e 9 maj. Kjo për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe Ditës së Evropës.
Për më tepër, edhe një e martë do të jetë ditë pushimi, për shkak se festa e Fitër Bajramit, i bie të hënën e 2 majit, kur pushohet për 1 Majin./Gazeta Enigma/