Super lajmi i mbrëmjes: Mblidhen paratë për dërgimin e vogëlueshes 1 vjeçare për shërim në Turqi

Super lajmi i mbrëmjes: Mblidhen paratë për dërgimin e vogëlueshes 1 vjeçare për shërim në Turqi

Sot gjatë ditës u kërkua ndihma e qytetarëve për mbledhjen e mjeteve për dërgimin e vogëlueshes, Forta Qeftleshi, për shërim në Turqi.

Shuma e kërkuar ishte 30 mijë euro, por falë angazhimit të Blend Zymi dhe qytetarëve tjerë, kjo shumë u arrit të mblidhet në afat rekord, shkruan Jepi zë.

Ndërsa mjeku Andrin Sopi përmes një postimi ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme.

Postimi i plotë:

Nuk mundem ta shpjegoj sa human jemi e sa popull që e ndihmojmë njëri tjetrin, Fortes po i grumbullohen mjetet financiare për operim në Turqi. Falemderit prej secilit që e ka bërë ni share apelin. Falimderit prej Lorent Salihu që pa pritu e ka hap go found me (për shkak se në Kosovë nuk lejohet).Falimderit Blend Zymi(Nato) që pa pritu hiq është marrë me këtë punë e i ka siguru shumicën e fondeve. Po besoj që çka do që ka ndodhur në këtë Kosovë nuk ka me pas mundësi me na hup humanizmin e kënaqësinë me ndimu njëri tjetrin. InshAllah do Zoti Forta kthehet shnosh e mirë te Fisniku e Bardha.

Ju dua o populli ma i mire ne bote ❤

Related Articles