Superkompjuteri si zakonisht këto vitet e fundit ka bërë një parashikim të ri, duke pretenduar se Manchester City do ta fitojë sërish titullin.
“Qytetarët” e kanë objektivin e vështirë për ta fituar titullin për herë të katërt radhazi, gjë që synojnë ta arrijnë këtë edicion.
Superkompjuteri e ka ‘vulosur’ se një gjë e tillë do të ndodhë, duke parashikuar se Man City i Guardiolas do ta fitojë ligën me 94 pikë, ku do të pësojnë vetëm katër humbje.
Ajo që është befasi në këtë parashikim padyshim është Aston Villa, që sipas tij pritet ta zërë vendin e tretë duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Arsenal që ka qenë tejet aktiv këtë afat veror mesa duket nuk do të garojë për titull, duke arritur ta sigurojë vendin e katërt në tabelë, një pikë më shumë se Chelsea dhe tre se Man Unitedi.
Ndërkohë, as Liverpool nuk do të ketë një sezon të suksesshëm duke e mbyllur në pozitën e shtatë në tabelë.
Ndërkohë, Burnley dhe Luton që sapo u promovuan është parashikuar që të kthehen në Championship dhe atyre do t’iu bashkohet Nottingham Foresti.