Superliga e Kosovës në Futboll, FC Ballkani befason FC Prishtinën

Superliga e Kosovës në Futboll, FC Ballkani befason FC Prishtinën

Skuadra e Bekim Isufit, Ballkani nga Theranda ka befasuar me lojë të fortë e të mençur, sidomos në finish të takimit kundër Prishtinës, duke mbrojtuar avantazhin e krijuar paraprakisht.

Ballkani ka arritur të shënoj fitore minimale në duel me Prishtinësn, dhe të ruaj epërsinë e fillimit të pjesës së dytë, edhe pse rreth 20 minuta luajti me një lojtar më pak.

Pas ndeshjes dy trajnerët ishin të matur me deklaratat e tyre, duke ruajtur respektin e ndërsjellë, si dhe duke vlerësuar e komplimentuar njëkohësisht veçori të skuadrave rivale, të cilat i dallojnë ato.

Deklaratat e dy trajnerëve, Zekeria Ramadanio e Bekim Isufi:

Zekeria Ramadani, kryatrjaner i FC Prishtina: “Ndoshta fati na mungoi pak, sepse sot kishim kontrollin, kishim posedim të mirë, por na mungoi efikasiteti. Takimi u vendos nga një gjuajtje fenomanele e Ermal Krasniqit. Si duket jemi kthyer në avazin e vjetër të sezonit të kaluar, por do të mobilizohemi sa më shpejtë që të jetë e mundur që të rikthehemi në gjendjen tonë të zakonshme. Patëm një futbollist më tepër në minutatt e fundit, por nuk ishte loja jonë, ajo që do duhej të ishte e që jemi mësuar ta shohim”, përfundoi trajneri I Prishtinës Zekerija Ramadani.

Bekim Isufi:  “Ndeshje e fortë, shumë e kalkuluar nga të dy skuadrat. Mendoj që në këto ndeshje një gabim eventual sjellë avantazhin, dhe ne mendoj që ishim më të durueshëm dhe pritëm rezultatin. Nganjëherë vjen në sprovë edhe karakteri i ekipit, dhe kur mbetesh me një lojtar më pak mbulohen hapësirat me maturi, dhe arrihet qëllimi. Por mendoj që edhe Prishtina nuk ishte në ditën e saj më të mirë”, tha Isufi, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles