“Superman challenge”, KOMF-i me disa këshilla për prindërit dhe mësimdhënësit

“Superman challenge”, KOMF-i me disa këshilla për prindërit dhe mësimdhënësit

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, shpreh shqetësim për përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok, “Superman challenge”, ku deri më tani janë raportuar disa raste të nxënësve që kanë pësuar lëndime fizike nga përfshirja në këtë lojë.

KOMF iu është drejtuar të gjithë nxënësve, duke thënë se kjo nuk është një “lojë” dhe nuk është as “sfidë”, por se ju dëmton fizikisht dhe mund të keni pasoja për shëndetin tuaj.

KOMF u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të raportojnë tek prindi apo mësimdhënësi, nëse kanë informacion se shokët apo shoqet janë të përfshirë në këtë lojë, dhe që të përfshihen në lojëra që i ndihmojnë të rriten të fortë e të shëndetshëm, duke ju bërë thirrje dhe një herq që të qëndrojnë larg këtyre mashtrimeve.

KOMF i bën thirrje prindërve:

-Monitoroni fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në internet dhe flisni me fëmijët për “lojrat” apo “sfidat” e papërshtatshme, rreziqet dhe dëmet që sjellin ato.

KOMF i bën thirrje mësimdhënësve:

-Mbani sesione informuese dhe vetëdijësuese me nxënësit mbi pasojat që mund të kenë nga lojrat e papërshtatshme dhe se si të zëvendësohen ato me lojëra argëtuese e të shëndetshme;

-Siguroni mbikëqyrje të nxënësve në klasë, gjatë pushimeve dhe në ambiente të tjera të shkollës për të parandaluar rreziqet e tilla;

-Keni vëmendje dhe kujdes të shtuar për të parandaluar raste të reja të fëmijëve që mund të manipulohen nga kjo lojë;

-Siguroni koordinim intensiv dhe të vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit për këtë çështje.

Related Articles