Dy policë janë suspenduar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, të dyshuar për kanosje.
Lidhur me rastin e parë IPK kishte pranuar informacione dhe është duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.
Edhe në rastin tjetër që është raportuar në Fushë Kosovë, hetuesit e IPK-së ka njoftuar se janë duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.
Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
