Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së fundmi ka bërë të ditur se është arrestuar një zyrtarë policor, shkruan GazetaEnigma.
Ai dyshohej për dëmtim të provave nga aksioni i djeshëm në Zveçan.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla e bëri të ditur lajmin.
“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje.Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për policë të ndershëm e profesionalë!”, ka shkruar Sveçla. / GazetaEnigma