Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë.
Ai është nisur pak pas lajmit për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë patrollues.
Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica ka publikuar edhe pamjet e arritjes së kreut të policisë kosovare.
Më poshtë edhe pamjet, ndërsa kujtojmë se ne do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo informacion të ri.