Sveçla: Cak i sulmeve në Veri ishin edhe mediat

Sveçla: Cak i sulmeve në Veri ishin edhe mediat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke folur sot për veriun e Kosovës dhe ngjarjet atje, e pranoi se edhe mediat kanë qenë cak i sulmeve, raporton Gazeta Enigma.

Këto deklarime ministri Sveçla i ka bërë gjatë prezantimit të raportit “Siguria në Veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?” nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT.

Gjatë raportit u tha se më shume se një vit pas sulmit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, kreu i këtij grupi Milan Radoiçiq vazhdon të mbetet i pandëshkuar dhe i strehuar në Serbi.

“Që nga aksionet tona të para jemi ballafaquar me akte terroriste ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe me barrikada në pengim të qarkullimit të lirë. Ne numërojmë qindra sulme ndaj Policisë, mediave e qytetarëve e cila pas gjithë këtyre qëndron Serbia.Por lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe Qeveria është e fokusu me gjitha kapacitetet në këtë drejtim”, tha ministri Sveçla.

Related Articles