Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, po mban konferencë për shtyp në lidhje me arrestimin e tre policëve kosovarë në territorin e Kosovës nga Serbia, raporton Gazeta Enigma.
Sveçla, në këtë konferencë, ka theksuar se Beogradi mori një hap të turpshëm duke kidnapuar tre zyrtarët policorë kosovarë, dhe kjo ndodhi sipas planit të planifikuar nga njësiti anti-terror, i bërë në komunën e Leposaviqit.
I pyetur se sa është e sigurt vija kufitare mes dy vendeve dhe si është e mundur të ndodhte ai kidnapim, ai tha:
“Gatishmëria në radhët e Policisë është rritur, duhet të jemi të qartë se ekziston një vijë e gjatë që ndan dy shtetet. Po bëjmë maksimumin me kapacitetet që kemi të sigurojmë që vija kufitare të mbetet e paprekur. Pas këtij rasti, gatishmëria është në nivel shumë më të lartë dhe do t’i pergjigjemi çfaredo lloj sfide”, u shpreh Sveçla. /Gazeta Enigma