Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot veriun e Mitrovicës.
Në pamjet e publikuara nga mediumi Kosovo-Online, ministrat shihen teksa dalin nga një kafene afër urës së Ibrit.
Të pranishëm ishin edhe pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth. /Gazeta Enigma