Sveçla e pranon: Rama kontribuoi që policët të lirohen

Sveçla e pranon: Rama kontribuoi që policët të lirohen

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se për lirimin e tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe ka dhënë kontribut Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më tej ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodhë sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq”, ka thënë Sveçla për Euronews Albania.

“Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin eKkomunës së Mitrovisës së Veriut, prodhim i Serbisë”.

Related Articles