Sveçla: Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Sveçla: Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me arrestimin e serbit për krime lufte gjatë ditës së sotme.

Ai ka thënë se krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim.Sveçla këto deklarata i bëri pasi sot është arrestuar një qytetar i nacionalietit serb i cili akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.

“Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim. Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme.Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”, ka shkruar ai.

Tutje Sveçla tha se drejtësia është e domosdoshme dhe e pashmangshme.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht. Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme”, tha tutje ai.Ndryshe Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi me inicialet Z.A i nacionalitetit serb, i dyshuar për krime lufte në Kamenicë në vitin 1999.

I pandehuri dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar, kishte keqtrajtuar qytetarin me inicialet B.M në stacionin policor në Kamenicë.

Related Articles