Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur nga Ambasadorja e Kosovës, Lendita Haxhitasimi, në zyret e Ambasadës.
“Mirëprita me kënaqësi në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës se Kosovës, z.Xhelal Sveçla, dhe delegacionin shoqërues, në kuadër të vizitës së Ministrit Sveçla në Itali”, shkroi ambasadorja në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma