Sveçla nga tubimi elektoral: Mitrovica, shembulli më i mirë që e drejta fiton

Sveçla nga tubimi elektoral: Mitrovica, shembulli më i mirë që e drejta fiton

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjatë ditës ishte pjesë e tubimit elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Nga atje ai tha se ky vend është shembulli më i mirë se e drejta fiton.

Ai shtoi se Mitrovica është po ashtu vendi që do të dëshmojë që katër vjetët e ardhshme do të jenë edhe më të mira.

“Në takimet tona u bashkuam me vullnetin e çeliktë, që nuk do të lejojmë një Mitrovicë, nuk do të lejojmë një veri të njëjtë si më herët, për 20 vjet më radhë. Ishte përkrahja juaj e parezervë, ajo që na mundësoi të sjellim ndryshim, ndryshim të cilin shumë pak vetë e besuan. Por ne e besuam, punuam dhe e fituam”, tha Sveçla.

“Këtu është shembulli më i mirë sesi e drejta fiton. Këtu do të jetë vendi që të tjerëve do t’iu dëshmojmë se katër vjetët e ardhshme, do të jenë vite edhe më të mira, puna jonë do të jetë edhe më e madhe, e drejtësia gjithandej më në fund do të triumfojë”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma

Related Articles