Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një rast sulmi fizik ndaj një 14-vjeçari në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.
Sveçla në një konference për media e ka cilësuar rastin si të rëndë, derisa ka thënë se policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e kriminelëve.
“Rreth orës 14:00 një banor i lagjes Kroi i Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale derisa po shkonte në lagjen ku banon. Fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”.
Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht për zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale.
“Kam porosi për të gjithë ata kriminelë që e kryen këtë vepër. Ne do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e nevojshme të Policisë së Kosovës që ata të identifikohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë në mënyrë që të japin përgjegjësi për këto akte kriminale”, ka deklaruar tutje Sveçla.