Minstri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, para fillimit të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit nuk ka dashur të komentoj deklaratën e presidentës Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.
Sveçla nga gazetarët u pyet për deklaratën e presidentës Osmani që ka dhënë gjatë vizitës së saj në SHBA ku ka deklaruar se Kosova ka qenë e rrezikuar për një sulm nga Serbia, duke konfirmuar kështu deklaratat e presidentit Trump që dha ditë më parë në lidhje me këtë çështje.
“Le të vie presidentja Osmani pastaj pyetni atë, unë nuk mund të i komentoj deklaratat e Osmanit”, tha ai. /Gazeta Enigma/