Policia e Kosovës gjatë ditës ka arritur të kap 10 kilogram e 224 gramë kokainë në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë.
Droga e kap vlerën e 450 mijë eurove, teksa një person me inicialet Z.J është prangosur në këtë aksion.
Substanca narkotike u gjet brenda veturës të cilën e drejtonte i dyshuar.
Për këtë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i ka përgëzuar autoritetet e rendit.
Sveçla tha se “Krimet do të luftohen pa dallim”.
“Të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit”, tha ai. /Gazeta Enigma