Sveçla përgëzon policinë: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Sveçla përgëzon policinë: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar policinë për punën gjatë javës që lam pas.

Konkretisht për arrestimin e tre personave për fajde, 10 të tjerëve për narkotikë dhe konfiskimin e mbi 110 kilogramëve drogë.

“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla tha se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. /Gazeta Enigma

Related Articles