Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses. Ai përmes një reagimi në “twitter” ka thënë se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë.
Në këtë reagim Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Wagnerit. Kreu i MPB-së thotë se këto fakte janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.
“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla.
Z symbol, t-shirts w/Wagner symbol, the cross w/4S are proof of the origin of the attacks by criminals. Organized by Serbia, inspired by Russia. Their idol is Milosevic, their model Putin. Attempts to destabilize our country shall not pass. Serbia & Russia will not pass. pic.twitter.com/S3BJ5yy9k8— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 3, 2023