Sveçla: Qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe lufta kundër krimit

Sveçla: Qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe lufta kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së djeshme ka takuar Lisa Johnson, e cila është  Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Evropë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit.

Në takim, Sveçla tha se synim i Kosovës është anëtarësimi në Evropë dhe integrime euroatlantike si dhe luftimi i krimit transacional e korrupsionit.

“Znj. Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Gazeta ‘Enigma’.

Më tej, i pari i MPB-së tha se është vlerësuar lartë bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë.

“Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Evropë dhe znj. Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligjzbatuese”, shkroi Sveçla./Gazeta Enigma/

Related Articles