Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia po vazhdon pandalshëm angazhimin e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Sveçla ka bërë të ditur se sot Policia ka sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave në Zubin Potok.
Ai gjithashtu ka njoftuar se sot është arrestuar në Leposaviq, ish-zyrtarin policor Goran Savic i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021.
Tutje ministri Sveçla theksoi se ditën e mbyllim me lajmin e mirë se Policia i është bashkuar kampanjës së EUROPOL #TheNetThatWorks, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor.
“Faleminderit pjesëtarëve të Policisë sonë që me punën e tyre profesionale garantojnë siguri, rend dhe ligj kudo në Republikën tonë” shkuran tutje ai.
Postimi i plotë: