Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, i koduar me emrin “ Gropa”, ku janë kapaur rreth 70 kilogramë drogë, shkruan GazetaEnigma.
Sveçla lidhur me këtë rast së fundmi ka publikuar disa fotografi, ku edhe ka treguar detaje rreth llojit të drogës.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona. Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, njoftoi Sveçla. / GazetaEnigma