Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga Policia e Kosovës.

“Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zvecanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se shumica e veturave që kanë ardhur janë nga Beogradi dhe se fjalë për grup terroristësh nga disa grupe kriminale teksa ka theksuar se ndonëse hyrjet e tyre nga Serbia në Kosovë nuk janë të pamundshme, veprimtaria e tyre tashmë është duke u bërë e pamundshme.

Ai ka shtuar se zona ku policia po kërkon është më e gjerë se ajo në Manastir.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka informata të ndryshme që i verifikon. Ky është një grup terrorist që ka marrë akte terroriste. Kemi një linjë kufitare me reliev të gjatë me Serbinë, hyrjet e terroristëve nuk janë të pamundshme, por veprimtaria e tyre  tashmë është duke u bërë e pamundshme”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe, sot polici, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, ndërsa polici tjetër, Alban Rushiti mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve,të municionit dhe të radiolidhjeve.

Related Articles